E-Diaspora
Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Evropë
Shqipëria ka pagën minimale më të ulët mes vendeve të Bashkimit Europian dhe atyre kandidate, sipas grafikëve që janë publikuar nga Eurostat.
Me rreth 300 euro në muaj, të matura sipas standardit të fuqisë blerëse, (paga bruto minimale duke marrë në konsideratë diferencat në nivelin e çmimeve, duke aplikuar metodën e fuqisë blerëse për shpenzimet finale të konsumatorëve), shqiptarët që paguhen me pagë minimale, kanë më pak mundësi për të blerë ushqime e mallra të ndryshme, në krahasim me vendet e Bashkimit Europian dhe fqinjët, që ashtu si dhe ne janë në pjesën më të madhe kandidate për në BE.
Pas Shqipërisë, pagën më të ulët minimale sipas fuqisë blerëse, e kanë përkatësisht Bullgaria, Rumania, Maqedonia, Serbia
Sipas Monitor edhe në vlerë absolute, paga minimale në Shqipëri, e shprehur në euro, është më e ulëta, në rreth 160 euro.
Më pas renditen Bullgaria, Maqedonia, Rumania dhe serbia, që e kanë pagën minimale po nën 200 euro.
Në vendet e Bashkimit Europian, paga minimale varion dukshëm, nga 194 euro në Bullgari në 1 923 euro në Luksemburg.
E-Diaspora
-
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument "Nga 9 dokumente sa janë kërkuar deri më tash, aplikimi për rikthim të shtetësisë do të... -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër -
SHBA
“Xhamadani vija-vija” jehon në United Center, Bulls sjellin atmosferë shqiptare në NBA -
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë
Jeta në Zvicër
-
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë Sipas gjetjeve fillestare nga policia kantonale e Fribourgut, gjithçka tregon për një shkak teknik të zjarrit.... -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë -
Erë dhe stuhi e fortë për dhjetë ditë, pse kaq gjatë?












