Lajme
Shqipëria me Parlament të ri në vitin 2012
Me rastin e 100 vjetorit të Pavarsisë, Shqipëria do të ketë një kompleks të ri Parlamentar, i cili do të ndërtohet sipas projektit të një Studio Vjeneze që është shpallur fituese në konkursi ndërkombëtarë në Tiranë, ku kanë marrë pjesë 12 firma të njohura europiane dhe botërore, që përfaqësonin modelet më të arrira të arkitekturë bashkëkohore.
Kryetari i Jurisë, arkitekti hollandez Johannes Ibelings, një autoritet i njohur në fushën e kritikës së arkitekturës, gjatë shpalljes së vendimit, theksoi se juria ka patur një mision të vështirë për të shqyrtuar me kujdes cilësitë, sfidat dhe elementët e çdo projekti për të vlerësuar potencialin e më të mirit prej tyre.
“Është bërë një diskutim i hollësishëm mbi cilësinë arkitekturore dhe urbanistike, duke përfshirë të gjitha aspektet nga qëndrueshmëria, tek kostot e projektuara , se cili do të ishte përfaqësismi i duhur i demokracisë shqiptare në qendër të Kryeqytetit, duke i shtuar vlera, cilësisë së qytetit, që të jetë i hapur për publikun dhe që të mund të funksionojë si simbol”, u shpreh kryetari i Jurisë ndërkombëtare, Johannes Ibelings
Pas shpalljes së projektit fitues, Kryetarja e Kuvendit falenderoi anëtarët e jurisë për punën serioze, si dhe opinionin publik për vëmendjen që i kushtoi përzgjedhjes së projektit më të mire, për ndërtimin e Kompleksit të ri Parlamentar, ndërsa tha se shqiptarët do të kenë një shtëpi dinjitoze dhe demokracia parlamentare do të ketë simbolikën e saj më të madhe.
“Unë përsonalisht ashtu si çdo deputet jam shumë e kënaqur, sepse me këtë projekt që ju keni zgjedhur, kemi bërë të mundur që shqiptarët të kenë shtëpinë e tyre dhe do të jetë një shtëpi dinjitoze. Tirana do të ketë një monument dhe një vepër arti që do të lërë shenjë në kujtesën e çdo vizitori që do të kalojë në Shqipëri. Në mënyrë të veçantë, ne do të kemi një monument, i cili do të lidhet me datën e Pavarësisë dhe unë bashkë me kolegët e tjerë natyrisht kemi një sfidë të madhe përpara, të vështirë, për shkak se ne do të vrapojmë kundër kohës për të bërë të mundur që në 100 Vjetorin e shpalles së Pavarësisë të kemi atë, që është simbolika më e madhe e demokracisë parlamentare shqiptare”, tha Jozefina Topalli.
Kostoja e ketij kompleksi luksoz që do të ndërtohet tek Piramida në Tiranë është afërsisht 65 milion Euro. Sipas projektit, Parlamenti i ri do të shtrihet në një sipërfaqe prej 179 mijë metra katrorë dhe do të ketë 100 zyra për deputetët, 13 salla komisionesh, salla konferencash dhe 3 restorante. Ndërsa, salla ku do zhvillohen seancat plenare do të zënë një sipërfaqe prej rreth 500 metra në formë hemicikli.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih Me gjithë përpjekjet për ringjallje nga paramedikët, punëtori vdiq në vendngjarje... -
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës











