Sport

Shqipëria, miqësore me Ukrainën

Shqipëria më 3 qershor do të zhvillojë ndeshje miqësore me Ukrainën. Kjo ndeshje do të zhvillohet në Bergamo të Italisë, në stadiumin “Atleti Azzurri d’Italia. Kështu ka njoftuar Federata Shqiptare e Futbollit, përcjell albinfo.ch

Kjo ndeshje miqësore do të zhvillohet në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Evropian. Shqipëria ndeshjen e parë do ta ketë ndaj Zvicrës më 11 qershor në Lens.