Lajme
Shqipëria ndër vendet më të rrezikuara nga kriza ekonomike
Në listën 30 vendeve në zhvillim, Banka Botërore e klasifikon Shqipërinë të tretin vend më të rrezikuar nga ngërçi global i financimeve
Gazeta e mirënjohur “Financial Times”, duke iu referuar raportit të fundit të Bankes Botërore mbi gjendjen e ekonomisë botërore, të quajtur perspektiva globale, vëren se ekonomia shqiptare është në një pozicion të dobët dhe e rrezikuar fort nga kriza e Eurozonës.
Dobësia e Shqipërisë buron nga varësia e saj e fortë nga financimet e huaja. Në raportin e Bankës Botërore thuhet se në vitin 2012, nevojat e ekonomisë shqiptare për financime nga jashtë llogariten se do të arrijnë në 21.3 përqind e prodhimit kombëtar, duke qenë vendi i tretë më i varur nga ekonomitë në zhvillim, pas Libanit dhe Nikaraguas.
Shqipëria ka një ekonomi që nuk bazohet fort në prodhim, cka i dikton asaj deficite të larta në bilancin eksport-import, boshllëqe që duhet të financohen përmes flukseve nga jashtë të kapitalit. Por, veç deficitit të lartë, ekonomia tani po fillon të ndjejë peshën e borxheve të marra në vite. Sipas Bankës Botërore, gjatë këtij viti, ripagesat e borxhit të jashtëm të ekonomisë, që përfshin si borxhin e qeverisë ashtu edhe atë të privatëve kapin vlerën 9.6 për qind e prodhimit kombëtar, ndër më ta lartat.
Në këto kushte, Shqipëria është e detyruar të gjejë kapitale nga jashtë, por rrugët me të cilët ekonomia mund t’i thithë ato tani janë të pakta. Dy më kryesoret janë investimet e huaja ose huamarrja e kontraktuar e qeverisë apo privatëve.
Por, banka vëren se flukset e kapitalit në ekonomitë në zhvillim, përfshirë këtu edhe Shqipërinë, shënuan rënie drastike në 2011 dhe pritet të ulen edhe më shumë gjatë këtij viti. Ndaj ajo parlajmëron se nëse krediti global ngrin, firmat private në vende si Shqipëria, Kili dhe Egjipti, që kanë nivel të lartë borxhesh afatshkurtër mund të detyrohen të ndërpresin aktivitetin.
Banka thotë se kriza botërore ka hyrë në një fazë të thelluar dhe këtë herë efektet tek ekonomitë në zhvillim do të jenë edhe më të forta se në vitin 2008-2009 për shkak se qeveritë e vendeve të zhvilluara tani nuk kanë më burime për të ndërhyrë. /Top-channel & Albinfo.ch/
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











