Sport
Deschamps lavdëron kuqezinjtë
Franca është kualifikuar në rreth tjetër, ndërsa ndeshjet e fundit në fazën e grupeve do ta ketë ndaj Zvicrës
Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka qenë shumë i lehtësuar pas përfundimit të ndeshjes, ku mori tri pikët që i duheshin për të siguruar kualifikimin në fazën tjetër të turneut, shkruan albinfo.ch.
“Ishte e vështirë, pasi Shqipëria luan me zemër. Rezultati 0:0 ishte shumë i mirë për ta. Është e vështirë ndaj kundërshtarëve të tillë. Mos harroni që edhe lojtarët e Shqipërisë luajnë në klube të mira”, tha ai, duke shtuar:
“E di që nuk kemi bërë gjithçka mirë, por dalim me tre pikë nga ky duel. Pjesa e dytë ishte e një niveli të mirë dhe ne bëmë gjithçka për t’i nxjerrë nga pozicionet kundërshtarët dhe nuk i lejuam të na rrezikonin më”, theksoi trajneri francez.
Franca siguroi kualifikimin tutje, derisa në ndeshjen e fundit do të ballafaqohet me Zvicrën, kurse Shqipëria me Rumaninë.
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën Kjo është hera e parë që sistemi i drejtësisë ushtarake ka paditur një mercenar zviceran që... -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë











