Lajme
Shqipëria përshëndet bisedimet Prishtinë – Beograd
Kryeministri i Shqipërisë dhe Zëvendëskryeministrja e Kosovës pohuan se këto bisedime janë teknike dhe nuk kanë të bëjnë me sovranitetin territorial të Kosovës
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka pritur në një takim zyrtarë në Tiranë, Zëvendëskryeministren e Kosovës dhe njëkohësisht kryetare e delegacionit që merr pjesë në bisedimet mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, Edita Tahirin.
Kryeministri Berisha shprehu vlerësimin e tij për paraqitjen shumë të mirë të delegacionit të Kosovës, në këto bisedime, të cilat do të sjellin një kontribut të rëndësishëm në jetën e përditshme të qytetarëve të dy vendeve, por edhe në forcimin e bashkëpunimit midis këtyre dy vendeve dhe atij rajonal.
Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri theksoi edhe një herë se këto janë bisedime teknike që kanë të bëjnë me çështje të jetesës së përditshme së qytetarëve të këtyre dy vendeve,të pavarura e sovrane, përkatësisht Republikës së Kosovës dhe Serbisë dhe nuk bëhet fjalë, në asnjë rast, për çështje që kanë të bëjnë me sovranitetin apo ndryshim të kufijve.
Të dy personalitetet shprehën konsideratat e tyre pë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për Bashkimin Europian, si dhe u vlerësua fakti se Kosova është jo vetëm një ndër vendet më të sigurta – me treguesit ndër më të ulët të kriminalitetit në rajon dhe në Evropë, por është shndërruar në një faktor të rëndësishëm paqeje, stabiliteti, sigurie dhe promovimi të bashkëpunimit dhe të miqësisë në rajon.
Në fund, kryetarja e delegacionit të Kosovës vlerësoi kontributin e vazhdueshëm të Kryeministrit Sali Berisha, sa i përket njohjes ndërkombëtare të Kosovës, por edhe për sa i përket konsolidimit të vendit dhe rolit të saj, si në forumet e bashkëpunimit rajonal, ashtu edhe në aspiratat e Republikës së Kosovës për integrimin euroatlantik.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Shtohen thirrjet në Zvicër për të vendosur një kufizim ligjor të alkoolit për skiatorët Mes thirrjeve për të futur kufizime të alkoolit në pistat e skive zvicerane, mbështetësit po shqyrtojnë... -
Perspektivat e punësimit në Zvicër përmirësohen mbi mesataren shumëvjeçare -
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve -
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025










