Sport
Shqipëria teston futbollistët shqiptarë në Zvicër
Mbi 160 futbollistë shqiptarë nga skuadrat zvicerane janë ftuar të marrin pjesë në seleksionimin e Federatës Shqiptare të Futbollit
Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) edhe një herë do të testojë futbollistët shqiptarë të cilët luajnë në Zvicër dhe janë të shumtë, raporton albinfo.ch.
Këtë e ka njoftuar përfaqësuesi i Shqipërisë për Zvicër, Sokol Dauti në rrjetin e tij social në “Facebook”.
“Si çdo vit edhe këtë vit Federata Shqiptare e Futbollit organizon seleksionim (provë-trening) me lojtarët shqiptarë që luajnë në Zvicër. Janë të thirrur të gjithë futbollistët shqiptarë që luajnë në këto ekipe zvicerane duke filluar nga FC Zurich, FC Basel, Grasshoppers Club, FC Luzern, FC Servette, FC Lausanne, FC St.Gallen, FC Winterthur, BSC Young Boys, FC Aarau, FC Thun, FC Lugano, FC Will, Xamax, SC Kriens, etj. Të gjithë lojtarët shqiptarë që luajnë në këto ekipe U15, U16, U17, U18, U19, të gjithë janë të thirrur me ftesë zyrtare nga Federata Shqiptare e Futbollit. Të ftuar janë mbi 160 futbollistë. Në seleksionim prezent do të jenë ish-sulmuesi i Kombëtares, Erjon Bogdani (trajner U19), Xhemal Mustadanagiq (trajner U17 ) dhe Dritan Babamusta nga Departamenti i Ekipeve Kombëtare.
Seleksionimi do të mbahet të shtunën”, ka shkruar ai.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












