Lajme
Shqipëria, vendi me rritje të lartë të të ardhurave nga emigrantët
Shqipëria ishte i vetmi vend i Evropës dhe Azisë Qendrore që pati një rritje të lartë të të ardhurave nga emigrantët, me 8% në vitin 2015.
Këtë vlerësim, sipas Monitor, e ka bërë Banka Botërore, duke pasur parasysh faktin se norma e rritjes së remitancave për vendet në zhvillim ka rënë nga 3.2% në vitin 2014 në 0.4% në vitin 2015. Pohohet të jetë një shifër tepër e lartë.
Ekspertë vendës e lidhin faktin e rritjes së remitencave për Shqipërinë me rritjen e numrit të emigrantëve jashtë vendit, sidomos më 2015. Sipas të dhënave të Eurostat, numri i azilkërkuesve nga Shqipëria është rritur me 439%, duke arritur në gati 66 mijë në vitin 2015, nga 12.2 mijë që ishin një vit më parë, raporton revista Monitor, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem Për të qëndruar brenda kufirit të kostos, paratë potencialisht do të ishin të mjaftueshme vetëm për... -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord









