Lajme

“Shqiponja në ajër” e Ruzhdi Ibrahimit konkurron për çmim në Cyrih

Për votim kërkohet prania fizike në ambientet e ekspozitës. Aty pranohet një kartelë me nr. të sigurisë dhe mund të votohen tri fotografi të preferuara

Dje, në Galerinë Photobastei  të Cyrihut është hapur një ekspozitë e Fotografisë. Organizator i ekspozitës, e cila ka karakter garues, është klubi i fotografëve “Swissphotoclub”, shkruan albinfo.ch.

Të gjitha fotot e paraqitura do të shfaqen në ekspozitë ndërsa 50 foto të përzgjedhura nga juria do të ekspozohen në një format më të madh.
Të gjitha fotot e tjera shfaqen në formate më të vogla.

Nga hapja e ekspozitës

“Kjo garë parasheh çmime fantastike për fituesit dhe, të gjithë kanë një shans!”, shkruan organizatori.

Mes shumë të tjerëve në këtë garë merr pjesë edhe fotografi shqiptar nga Bazeli, Ruzhdi Ibrahimi, i njohur më shumë për fotografitë e tij nga “natyra e egër”. Ai sjell në konkurrencë fotografinë ekskluzive të shqiponjës, “Seeadler in der Luft” (Shqiponja e detit, në ajër) e cila ka bërë mjaft bujë në rrjetet sociale.

Autori, Ruzhdi Ibrahimi, pranë fotografisë së tij garuese

Ekspozita mund të shikohet nga data 10 deri më 19 mars 2022 në Galerinë Photobastei, në Sihlquai 125, 8005 ZH. Adhuruesit e artit mund të votojnë gjatë vizitës së tyre fotografinë e preferuar deri më 19.3.2002.

Ata që duan t`i japin votën Ruzhdi Ibrahimit ose cilit do pjesëmarrës tjetër, mund ta bëjnë këtë në linkun në vijim, ku është lista e garuesve: https://zurich.swissphotoclub.com/2203zh/?fbclid=IwAR1hH4UkV7Itt5IICSu3kh7_olMJOWNOW8cw8dWM-4F7RXkGJk5mLjJu5j4

“Për votim kërkohet prania fizike në lokalet e ekspozitës. Aty pranohet një kartelë me nr. të sigurisë dhe mund të votohen tri fotografi të preferuara”, sqaron Ibrahimi për albinfo.ch.

 

 

 


LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI