Kosova
Shqiptarët brenda një ore i dalin në ndihmë mërgimtarit që ju shpërthyen gomat në Serbi
Mbrëmë tri veturave të mërgimtarëve iu shpërthyen gomat në Serbi
Është bërë e ditur se Grupi ‘Marakli t’kerreve’ i ka dalë mbrëmë në ndihmë për më pak se një orë, një mërgimtari të cilit ju kishte shpërthyer goma nga serbët, në autostradën e Nishit.
Gjatë mbrëmjes së djeshme janë paraqitur tri raste ku gomat e makinave të mërgimtarëve, janë shpërthyer nga mjete të forta në dalje të autostradës së Nishit.
Thuhet se ai ishte duke kaluar nëpër autostradën e Nishit, teksa ka thënë se serbët me qëllim kanë bërë një veprim të tillë.
E gjitha kjo është bërë e ditur përmes një postimi në grupin e njohur në Facebook, “Marakli të kerreve”.
Një mërgimtar ka bërë apel te të gjithë bashkatdhetarët që kalojnë nga Serbia, që të kenë kujdes në dalje të autostradës së Nishit, pasi që po u shpërthehn gomat e veturës.
nga ana tjetër, një mërgimtar po ashtu ka bërë thirrje se e gjitha kjo është një krim i organizuar nga pompat serbe, duke thënë se në këpucët e tyre kanë thika, duke i shpuar gomat dhe se kanë lidhje me vullkanizërt aty afër. Ai tregon se një gomë vetëm për ta ndërruar i kërkojnë 70 euro.
Problemin që e kishte me gomë, mërgimtari mbrëmë e ka bërë publike në grupin ‘Marakli t’kerreve’ në Facebook, të cilët edhe i dolën në ndihmë për më pak se një orë. /Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel













