CH-Ballkani
Shqiptarët konsumojnë më së shumti fruta në rajon
Nga vendet evropiane, në vend të parë për konsumin e frutave është Luksemburgu, me 200 kilogramë fruta për banor në vit
Sipas të dhënave, shqiptarët konsumojnë më shumë fruta se të gjithë vendet e rajonit. Gjithnjë sipas këtyre të dhënave], një shqiptar konsumon mesatarisht 142 kilogramë fruta gjatë një viti. Por, këto të dhëna janë nga viti 2013, pasi më vonë nuk ka pasur të dhëna.
Të dytët në rajon ndodhen malazezët, të cilët në të njëjtin vit kishin konsumuar rreth 137 kilogramë fruta për banor gjatë gjithë vitit. Të tretët, me 10 kilogramë më pak se shqiptarët renditën serbët, shkruan ‘Monitor’.
Por, shqiptarët konsumojnë më shumë fruta edhe se evropianët. Mesatarja e konsumit të frutave për banor në të njëjtin vit në vendet e BE-së është 104 kilogramë për banor, ndërsa në vendet e Evropës Perëndimore 108 kilogramë, përcjell albinfo.ch.
Në Ballkanin Perëndimor nivelin më të ulët të konsumit të frutave e ka Maqedonia me 98 kilogramë.
Vendin e parë në botë për konsumin më të lartë të frutave e ka shteti i Republikës Dominikane, në të cilin banorët konsumojnë rreth 354 kilogramë në vit.
Nga vendet evropiane, në vend të parë për konsumin e frutave është Luksemburgu, me 200 kilogramë fruta për banor në vit. Në të dytin renditet Holanda me 176 kilogramë në vit. Në të tretin dhe të katërt renditet Irlanda dhe Austria, me përkatësisht 158 dhe 154 kilogramë në vit. Ndërsa vendin e gjashtë në Evropë për konsumin e frutave e mban Shqipëria me 142 kilogramë.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029











