Lajme
Shqiptarët në Mal të Zi refuzojnë të bëhen pjesë e qeverisë së Krivokapiqit
Lista Shqiptare ka refuzuar të bëhet pjesë e qeverisë së Krivokapiqit, pasi kërkesat e saj nuk janë pranuar, as ato politike, as ato programore.
“Na është ofruar zv.kryeministri që njëherësh do të ishte edhe ministër i Pakicave. Mirëpo ne e kemi refuzuar”, konfirmon për Abcnews Mark Pashko Lucgjonaj nga Alternativa Shqiptare, pjese e Listës Shqiptare, përcjell Albinfo.ch.
Kujtojmë që më parë, Nik Gjeloshaj dhe Krivokapiq kishin rënë dakord që Listës Shqiptare t’i jepeshin dy ministri, Ministria e Pakicave dhe ajo e Turizmit, si dhe shtatë zv. ministra ose sekretarë shtetërorë.
Me pas, i mandatuari ndryshoi gjithë projeksionet për qeverinë dhe programi politik i Listës Shqiptare u minimizua bashkë me pozitat e dakorduara, çka bëri që Lista Shqiptare, pas konsultimeve, të refuzonte të ishte pjesë e qeverisë së re.
E-Diaspora
-
Komun Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi "Shpallja Qytetar Nderi buron nga mirënjohja e thellë për punën e tij të palodhshme të përhapjes... -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër -
SHBA
“Xhamadani vija-vija” jehon në United Center, Bulls sjellin atmosferë shqiptare në NBA -
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen
Jeta në Zvicër
-
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental Pas vitesh problemesh me vrimat në djathin Emmental, prodhuesit zviceranë të djathit tani lejohen të përdorin... -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë -
Erë dhe stuhi e fortë për dhjetë ditë, pse kaq gjatë? -
Gjashtë qytetet e preferuara të zviceranëve jashtë vendit -
Llogaritë e Kantoneve për vitin 2025 mbyllen kryesisht me fitim












