Lajme
Shqiptarët prijnë për nga numri i azilkërkuesve në Islandë
Eurostat ka publikuar statistikat e numrit të përgjithshëm të azilkërkuesve pët tremujorin e dytë të këtij viti (nga prilli deri në qershor 2016) në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe vendet në fushën evropiane të tregtisë së lirë (EFTA). Qytetarët e Shqipërisë, në bazë të përqindjes, janë grupi i parë më i madh sa i përket numrit të azilkërkuesve në Islandë.
Siç njoftojnë mediat nga Brukseli, prej një totali prej 135 personave që kanë kërkuar azil në Islandë, prijnë shqiptarët, pastaj vijnë qytetarët nga Maqedonia, të tjerë ishin pakistanezë.
Shqiptarë prijnë me një përqindje të kërkuesve të azilit edhe në Holandë (365 persona nga 2920 kërkesa për azil). Figurojnë të tretët në Luksemburg, Francë dhe Irlandë. Të dytët sipas numrit të azilkërkuesve në Luksemburg janë qytetarët e Kosovës (55 persona apo 13 për qind).
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli Pas disa javësh pa zbuluar një rast të ri, Zyra Federale e Sigurisë Ushqimore dhe Çështjeve... -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane -
Perspektiva ekonomike zvicerane përkeqësohet ndjeshëm













