Uncategorized
Shqiptarët të parët në Ballkan për kërkesa azili në BE
Nga të dhënat e Eurostat për numrin e aplikimeve sipas shtetit ku janë drejtuar azilkërkuesit shqiptarë, vendin e parë e mban Franca me 11,395 aplikime vetëm në 2017-n, apo 52 për qind e totalit të aplikimeve
Shtetasit e Shqipërisë renditen të parët në Ballkan për sa i përket numrit të azilkërkuesve në Bashkimin Evropian. Eurostat ka publikuar të dhënat për azilkërkuesit më 2017-n, dhe Shqipëria është në krye të vendeve evropianë për sa i përket numrit të aplikuesve për azil.
Numri i azilkërkuesve për herë të parë nga Shqipëria në vitin 2017 ishte 22,075 persona, nga 29 mijë në vitin paraprak. Pavarësisht rënies së numrit nga vitet e mëparshëm, krahasuar me vendet e rajonit, ku edhe ekonomitë janë të ngjashme Shqipëria shënon rekord azilkërkuesish me një numër disa-fish më të lartë.
Nga të dhënat e Eurostat për numrin e aplikimeve sipas shtetit ku janë drejtuar azilkërkuesit shqiptarë, vendin e parë e mban Franca me 11,395 aplikime vetëm në 2017-n, apo 52 për qind e totalit të aplikimeve. Në vend të dytë është Gjermania me 3,775 aplikime, apo rreth 17 për qind e totalit, transmeton Monitor.al. Më pas renditen Greqia me 2,345, apo rreth 11 për qind e totalit të aplikimeve, Anglia me 1,690, Suedia me 685, Belgjika 670, etj.,.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











