CH-Ballkani
Shqiptarët të parët, kosovarët të dytët me dokumente zvicerane
Ndërsa shqiptarët kanë preferuar të falsifikojnë dokumente udhëtimi italiane, greke apo rumune, qytetarët e Kosovës kanë preferuar masivisht ato zvicerane
Shqiptarët janë në vendin e parë në Evropë, por jo për të mirë. Qytetarët e Shqipërisë kryesojnë listën e falsifikatorëve të dokumenteve të udhëtimit drejt hapësirës Shengen dhe ishujve britanikë, sipas raportit të fundit të “Frontex” për vitin 2016 dhe katër muajt e parë të vitit 2017, raporton “KlanPlus”.
Sipas raportit, gjatë vitit 2016 shqiptarët kanë paraqitur 359 pasaporta të falsifikuara për të hyrë në kufijtë Shengen, ndërsa në muajt e parë të vitit 2017 kanë tentuar mashtrimin me dokumente udhëtimi 91 shqiptarë.
Një e treta e udhëtarëve shqiptarë me pasaporta të falsifikuara janë zbuluar në rrugëtimin drejt Britanisë së Madhe dhe Irlandës sidomos nga aeroportet italiane, gjermane dhe spanjolle, përcjell albinfo.ch.
Kosova renditet e dyta me 200 shtetas që kanë tentuar kalimin në Shengen gjatë vitit 2016 me pasaporta të falsifikuara të vendeve anëtare të BE-së. Ndërsa, shqiptarët kanë preferuar të falsifikojnë dokumente udhëtimi italiane, greke apo rumune, qytetarët e Kosovës kanë preferuar masivisht ato zvicerane.
Në vitin 2016 janë kapur 266 shtetas të huaj që kanë tentuar ta përdorin pasaportën shqiptare të falsifikuar, ndërsa në muajt e parë të vitit 2017 janë 47 shtetas të huaj të tillë.
Lista vijon me falsifikatorët serbë dhe ata turq.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











