Shkurt.ch
Shqiptari shpëton të dehurin nga treni
Një i ri 27 vjeçar, i dehur, që kishte humbur orientimin, po ecte nëpër binarë drejt një tuneli të trenit, në Wittenbach të St.Gallenit.
Një kalimtari të kujdeshsëm i kishte rënë në sy i dehuri që po shkonte drejt rrezikut të drejtpërdrejtë dhe kishte bërë veprimin e guximshëm: Ai ka vrapuar pas tij dhe e ka tërhequr nga tuneli, ku për çdo moment mund të kalonte treni, që do të kishte pasoja fatale për të dehurin.
Shpëtimtari, sipas burimeve tona është shqiptar, me inicialet L.D. dhe është 32 vjeç.
I dehuri do të paditet për çrregullim të rendit në trafik. Sipas përgjegjësit për medie në policinë e kantonit të St.Gallenit, Hanspeter Krüsi, i dehuri nuk është në gjendje të shpjegojë përse ka ecur drejt tunelit. Qajo që dihet me siguri, është se ai ka qenë nën ndikimin e fortë të alkoolit.
Ndërsa sa i përket shqiptarit që ka treguar guxim qytetar, Krüsi thotë se ai do të shpërblehet për kujdesin e treguar.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës













