Lajme
Shqiptarja, në mesin e 30 të rinjve më të suksesshëm në Evropë
Kristiana Çela është renditur në listën e Forbes. E reja shqiptare është në mesin e 30 të rinjve më të suksesshëm në Europë
Kristiana Çela është renditur në listën e Forbes. E reja shqiptare është në mesin e 30 të rinjve më të suksesshëm në Europë.
Në rrjetin e saj në Instagram, që numëron 3.1 milionë ndjekës, shqiptarja ka treguar se prindërit e saj 20 vjet më parë ishin nisur me kamion drejt Anglisë, ndërsa sot falë punës dhe pasionit, ajo është një ndër vajzat e reja që influencojnë miliona gra dhe vajza në botë për të ndryshuar jetën e tyre dhe mënyrën e jetesës, raporton euronews, përcjell Albinfo.ch.
“Disa prej jush mund ta dinë dhe të tjerët mund të mos e dinë, por kjo nuk ndodhi brenda natës. Unë jam një refugjate që kam emigruar në Britaninë e Madhe nga Shqipëria në pjesën e pasme të një kamioni me banane me familjen time mbi 20 vjet më parë”, tha ajo.
Rreth gjashtë vjet më parë, bashkë me mikun e saj të palestrës ajo ka themeluar aplikacionin për ushqimin dhe ushtrimet fitness “EnvolveYou”, që gjeneron deri në 34 milionë dollarë në vit dhe ka më shumë se 80.000 anëtarë të abonuar mujor./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud












