E-Diaspora
Shqiptarja që po shkëlqen në Suedi (video)
Pas nëntë vitesh investim në balet, nga Athina, Erika vendosi të ndjekë një tjetër pasion të sajin në Suedi, muzikën
Erika Bitanji, vajza nga Shkodra ka kohë që ka rënë në sy për talentin e saj në muzikë e kërcim në “Swedish Idol” dhe kjo e ka çuar në netët “live” të “talent show”-t. Ajo është një nga pretendentet kryesore për finale.
“Të premten duhet të këndoj “Bang Bang”, të Jessie J dhe Ariana Grande”, thotë Erika, raporton “TCH”.
Pas nëntë vitesh investim në balet, nga Athina, Erika vendosi të ndjekë një tjetër pasion të sajin në Suedi, muzikën. Edhe pse askush nuk e kishte mësuar më herët, ajo e ndiente që do ia dilte, përcjell albinfo.ch.
“Unë kam kërcyer gjithë jetën, që kur kam qenë 6 vjeç. Tani e kam ndërprerë sepse kam filluar me muzikën. Me thënë të drejtën këtu vetëm këndojnë, nuk dinë të kërcejnë. Prandaj më shohin si konkurrente, por me thënë të drejtën të gjithë janë shumë të mirë në dymbëshjetëshe”, shpjegon Erika.
Ajo po e jep maksimumin, derisa falënderon të gjithë për mesazhet dhe votat që i kanë dhënë.
“Unë dua të them vetëm faleminderit që më kanë votuar dhe më kanë shkruar për sukseset”, shprehet Erika.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029












