E-Diaspora
Shqipton Rexhaj, këngë në gjuhën gjermane, me motive (edhe) shqiptare
Kënga “intro of my life” është një biografi e autorit. “Këtu kam përfshirë në mënyrë retrospektive kohën nga vitit 1986 kur me familjen kemi ardhur në Zvicër"
Shqipton Rexhaj ose siç njihet me emrin e tij artistik Rexeye, pas një pauze të gjatë, paraqitet sërish me këngët e tij para publikut. Të kujtojmë: Shqiptoni, për herë të fundit ishte prezantuar në vitin, tashmë të largët, 2013. Atëbotë ai kishte konkurruar për të përfaqësuar Zvicrën në Eurovision…
Sivjet Rexeye ka publikuar tri këngë me videoklipe. Bëhet fjalë për këngët: “Sleepless Night”, “Peter Pan” dhe “Intro of my life”. “Ndërsa këto do të jenë pjesë e një albumi të ri që do ta editoj në vitin e ardhshëm, 20212, thotë Rexhaj për albinfo.ch.
Këto dhe këngët tjera të këngëtarit 38 vjeçar i takojnë zhanrit të muzikës pop, me elemente të rapit. Rexhaj është pothuaj autor komplet i këngëve dhe klipeve. Që nga teksti e muzika e deri te videoxhirimi i klipeve, produksioni etj., janë vepër e tij. Në këngët “Sleepless Night” atij i është bashkuar edhe solistja Vanessa Schibli.
Kënga “intro of my life” është një lloj biografie e autorit. “Këtu kam përfshirë në mënyrë retrospektive kohën nga vitit 1986 kur me familjen kemi ardhur dhe jemi vendosur në Zvicër, si azilkërkues. Këtu i kam bërë vend edhe kujtimeve për vendlindjen, përkatësisht për gjyshin, i cili më tregonte shumë rrëfime dhe punonte lodra nga druri”, rrëfen ai për albinfo.ch.
Ndërsa kënga “Sleepless Night” bën fjalë për luftën kundër demonëve tu. Këtu ka skena ëndrrash në pyll, me njerëz të lidhur nga demonët, kombinuar me kërkimin për të gjetur lumturinë e jetës…”, thotë Rexhaj.
Shqipton Rexhaj është mjeshtër i rrëfimit dhe në përgjithësi, i të shkruarit, në gjuhën gjermane, prandaj tekstet e këngëve të tij kanë një poetikë të veçantë. Por, për talentin e tij poetik dhe për letërsinë e krijuar nga ai, njëherë tjetër.
Rexhaj është i kënaqur nëse projekti i tij do të emetohet edhe në radio ndërsa deri më tani ka pasur prezantime të shumta në platforma të ndryshme në internet. Për këngët dhe videoklipet e tij kanë shkruar tashmë disa media të Zvicrës lindore. Ai shpreson se këngët e tij do të gjejnë dëgjues edhe në mesin e shqiptarëve, në Zvicër e gjetiu. Kjo, edhe për faktin se, siç u përmend tashmë, së paku në njërën nga këngët e tij, (“intro of my life”) mund ta gjejnë veten edhe shumica e tyre.
Tri këngët dhe videoklipet përkatëse mund t`i dëgjoni e shijoni nën linçet në vijim.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” Programi çdo vit zgjedh rreth 10 aktorë/aktore nga 37 vende të Evropës, të cilët konsiderohen talente... -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?















