Shkurt.ch
Shtatë universitete zvicerane në top 200-shen botërore
Këtë klasifikim e ka bërë publik të enjten revista britanike "Times Higher Education”
Shtatë universitete zvicerane në mesin e 200 universiteteve më të larta në botë. Kjo renditje për periudhën 2012-2013 është paraqitur në revistën britanike “Times Higher Education” . Por me përjashtim të dy universiteteve më të mira, ETH në Cyrih (vendi i 12) dhe EPF të Lozanës (vendi i 40), të gjitha të tjerat kanë humbur në renditje.
“Duke pasur parasysh madhësinë e saj, Zvicra arrin një renditje të jashtëzakonshme”, theksoi Phil Baty, redaktor i renditjes për revistën e lartpërmendur. Tri nga shkollat e larta të Zvicrës janë në krye të top 100: dy shkollat federale, Institutet politeknike federale (EPF Lozanë/ETH Cyrih) dhe Universiteti i Cyrihut.
Përveç kësaj, këto dy institute të larta i afrohen top 10 duke fituar tri vende nga 15 në vendin e 12-të dhe është shkolla më e mirë e lartë jashtë anglosaksone. Ndërsa EPFL-i është përmirësuar gjithashtu duke kaluar nga 46 në vendin e 40-të, dhe është universiteti i dytë më i mirë evropian jashtë Britanisë.
Nga ana tjetër, të gjitha universitetet, përveç ETH-së, kanë humbur pikë në radhitje. Universiteti i Cyrihut ka rënë nga vendit i 61-të në të 89-in, Universiteti i Lozanës renditet i 130-ti, një vit më parë ishte i 116-ti. Universiteti i Gjenevës ka humbur tri vende dhe ka arritur në numrin 133. Universitetet e Bazelit dhe Bernës kanë arritur në renditje vetëm në 142 dhe 151, në vend të 111 dhe 112 sa ishin vitin e kaluar
Të paarritshme mbeten universitetet amerikane dhe britanike. Ashtu si vitin e kaluar, kryeson Instituti i Teknologjisë në Kaliforni. Universiteti i Harvardit rrëshqiti në vendin e katërt, pas universiteteve Stanford dhe Oksford, të cilat kanë zënë vendin e dytë.
Përkundër dominimit të universiteteve amerikane, 51 prej tyre gjatë vitit të kaluar kanë humbur pikë në renditje. Ata u rrëzuan nga universitete e ndryshme të Azisë, veçanërisht në Kinë.
Një rritje befasuese kanë treguar universitetet në Holandë. Dymbëdhjetë institucione arsimore të Holandës mund të gjenden në mesin e 200 më të mirëve, numri më i madh pas Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe.
Të gjitha universitetet holandeze ishin në gjendje këtë vit të përmirësojnë pozicionin e tyre, shkruan “Times Higher Education”.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës













