Lajme
“Shtegtarët e Lirë” sulmohen në Graçanicë
Me të mbërritur në Graçanicë, ata u sulmuan nga një grup serbësh, të cilët njërin nga anëtarët e grupit e lënduan lehtë me thikë në dorën e majtë
Pesë “shtegtarëve të lirë” që u nisen nga Gjilani për në Bruksel, me idenë që të përcjellin mesazhin e kosovarëve për heqjen e vizave, nuk iu eci dita e mbarë. Me të mbërritur në Graçanicë, ata u sulmuan nga një grup serbësh, të cilët njërin nga anëtarët e grupit e lënduan lehtë me thikë në dorën e majtë.
Kështu deklaroi për “albinfo.ch” Jahi Mustafa, anëtar i grupit pesë-anëtarësh. Ai tha se ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes, në kohën kur grupi po kalonte nëpër qytetin e banuar me shumicë serbe.
“Rreth 15 serbë kanë dalë nga një lokal që ishte afër rrugës dhe si të tërbuar iu kanë vërsulur grupit, i cili ishte nën përcjelljen e dy patrullave të Policisë së Kosovës. Në këtë mënyrë ata e grushtuan udhëheqësin e grupit, ndërsa tjetrin e sulmuan me thikë”, deklaroi Mustafa
Ai tha se udhëheqësin e grupit, Ekrem Avdiun e kanë shtrirë për tokë, ndërsa përcjellësi shpëtoi falë një ombrelle që kishte me vete, edhe pse ka një lëndim nga thika në dorë”, deklaroi mes tjerash Mustafa.
Sipas këtij të fundit, menjëherë intervenoi policia duke i arrestuar dy nga anëtarët e grupit.
“Ngjarja duket se ishte e organizuar me qëllim që të na pengojnë rrugëtimin tonë”, deklaroi ai, i cili në momentin që e njoftoi Albinfo.CH ishte në hotel Viktoria. “Këtu na kanë sjellë Policia, ndërsa menjëherë në vizitë erdhi zëvendëskryeministri Sllobodan Petroviq”, deklaroi ai.
Mustafa tha se ky incident nuk ua ka zbeh motivin për të vazhduar rrugëtimin nesër në mëngjes drejt Brukselit.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror













