Lajme
Shtëpi e re për familjen me bonjakë
Familja Sejdiu e mbetur me pesë jetim nga fshati Gaçkë e Ferizajt bëhet me shtëpi të re falë kontributit të bashkatdhetarëve nga Zvicra
Për ndërtimin e shtëpisë mjete grumbulluan bashkatdhetarë me qëndrim në Pratel të Zvicrës. Enis Limani, aktivist nga Zvicra tha se do të vazhdojnë me projektet e tilla humanitare edhe në të ardhmen.
„Do të mundohemi edhe vitet e ardhshme që të ndihmojmë familjet tona jo vetëm vëllezërit tanë por edhe atyre që janë në nevojë dhe sa jemi atje do të jemi këtu për këtë vend“, ka thënë Limani
Në dorëzimin e çelësave të shtëpisë së re ka marrë pjesë edhe kryemami i Kosovës, Sabri Bajgora.
4„Është një moment kur duart tona, zemrat tona hapen për t‘i bashkuar për t‘i ndihmuar të tjerët“, ka thënë Sabri Bajgora..
Xhaxhai i pesë fëmijëve bonjakë ka falënderuar donatorët për ndërtimin e shtëpisë për nipërit dhe mbesat e tij.
„Falënderojë nga zemra të gjithë ata të cilët e morën këtë iniciativë edhe ia ndërtuan nipave e mbesave një shtëpi të bukur“, ka thënë Jashar Sejdiu.
Familjet nevojtare nuk do të mbeten të harruara zotohen mërgimtarët me qëndrim në Zvicër, iniciator të këtij projekti humanitar.
/Albinfo.ch & RTK/
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Rrugët më të sigurta në Gjenevë Siguria rrugore po përmirësohet në Gjenevë, me më pak aksidente dhe viktima të regjistruara vitin e... -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025












