CH-Ballkani
Shtetet ballkanike bashkohen në luftën kundër mbeturinave
Vendet ballkanike kanë një problem të përbashkët, mbeturinat. Kjo ka bërë që të bashkohen dhe të angazhohen të gjithë së bashku që kjo dukuri negative të zhduket
Shtetet ballkanike dikur ishin të ndarë nga lufta, nacionalizmi dhe feja, derisa tashmë janë bashkuar për t’u përballur me një armik të përbashkët: mbeturinat, shkruan albinfo.ch.
Në fushën “Let’s Do It” aktivistët shqiptarë dhe ata të Kosovës ishin bashkërisht për të pastruar zonën e tyre kufitare në Liqenin e Vërmicës, prillin e kaluar, në një fushatë të “Wombles”, që ka përfshirë më shumë 5 % të popullsisë së Shqipërisë, dhe 7 % të Kosovës.
Statistika më mbresëlënëse ishin në Slloveni, me 14 %, derisa në Rumani shumë pretendojnë se kanë krijuar lëvizjen më të madhe kombëtare qytetare nga revolucioni.
Bosnja e Hercegovina po ashtu është njëra nga vendet ballkanike që këso veprime bën çdo vjet. Në Shqipëri, çështja është bërë aq në modë sa ngjarjet janë të organizuara tani çdo gjashtë muaj.
Një nga vendet e pakta të Ballkanit që nuk është e përfaqësuar edhe në këtë fushatë të pastër është Serbia, edhe pse ajo u përfaqësua në konferencën vitit 2011, e cila për herë të parë solli aktivistë të rajonit së bashku.
Në Kosovë ka edhe aktivitete tjera të pastrimit siç është ajo “Ta pastrojmë Kosovën”, ku marrin pjesë fëmijë, studentë, e fytyra të njohura publike.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria Greva do të vazhdojë, edhe pse qeveria kantonale ka bërë lëshime në mosmarrëveshjen për buxhetin... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër












