Lajme
Shteti ku ka hyrë në fuqi ligji që mundëson injorimin e thirrjeve dhe e-maileve pas orarit të punës
Në Australi ka hyrë në fuqi ligji për të drejtën e shkëputjes, që lehtëson qytetarët nga një detyrim i pashkruar. Rregulli i ri u mundëson punonjësve që të injorojnë komunikimet jashtë orarit të punës, pa frikën se do të ndëshkohen nga shefat e tyre, transmeton A2, përcjell albinfo.ch.
Një sondazh i publikuar në vitin 2023 vlerësonte se australianët punonin mesatarisht 281 orë shtesë të papaguara në vit. Më shumë se 20 shtete, kryesisht në Europë dhe Amerikën Latine, kanë vënë në zbatim rregulla të ngjashme.
Megjithatë, ligji në fjalë nuk ndalon punëdhënësit që të kontaktojnë punonjësit jashtë orarit zyrtar, por këta të fundit kanë të drejtën që të mos përgjigjen. Në rast se ka shkelje, enti rregullator i kushteve të punës në Australi mund të ndëshkojë punonjësit me 19 mijë dollarë gjobë, ndërsa punëdhënësit me 94 mijë dollarë. Sindikatat për mbrojtjen e punonjësve e kanë përshëndetur dhe mirëpritur ligjin në fjalë.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë











