Kosova
Shtrenjtohet energjia elektrike në Kosovë
Tarifat e reja të rrymës do të hyjnë në fuqi nga 1 prilli
Energjia elektrike në Kosovë është shtrenjtuar për 15.4 për qind. Kështu vendosi më 30 mars Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji.
Kryesuesi i këtij bordi, Ymer Fejzullahu, tha se rritja ka ndodhur për shkak se mundëson furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike. “Ne konsiderojmë se nëse nuk kemi furnizim të qëndrueshëm me energji, kostoja do të jetë shumëfish më e madhe sesa përqindja e propozuar. Ky është minimumi për të pasur 24 orë energji elektrike”, tha ai.
Tarifat e reja të rrymës do të hyjnë në fuqi nga 1 prilli, raportojnë mediat vendore, përcjell albinfo.ch.
Sipas tarifave të reja, zyrtarët e ZRRE-së thanë se për konsumatorët që kanë konsum shtëpiak deri në 300 kilovatë në orë, nëse proporcioni i konsumit është 60 [tarifa e lartë] me 40 [tarifa e ulët], fatura mujore do të ketë rritje prej 2 euro e 80 centë.
Për ata që kanë konsum deri në 450 kilovatë në orë, fatura mujore do të ketë rritje prej 4 euro e 18 centë.
Për konsumatorët që kanë konsum deri në 600 kilovatë në orë, rritja e faturës mujore do të jetë 5 euro. Dhe për konsumatorët deri në 800 kilovatë, ku 80 për qind e konsumatorëve janë pjesë e kësaj kategorie, rritja mujore do të jetë rreth 7 euro e 23 centë.
Kosova ka kapacitet të prodhojë rreth 800 megavatë rrymë në orë, ndërsa nevojat e saj, në ditë dimri, arrijnë deri në 1.300 megavatë në orë. Këtë diferencë, ajo e importon nga jashtë.
Kosova importon rrymë sipas çmimit të energjisë elektrike në bursën hungareze HUPX. Në gushtin e vitit 2021, çmimi ishte 150 euro për megavat. Në muajin gusht të vitit 2022, çmimi arriti në rreth 430 euro për megavat, por më vonë u stabilizua në rreth 260 euro. Më 30 mars të vitit 2023, çmimi për megavat në bursën HUPX ishte 113 euro.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Teknologjia zvicerane që po ndryshon trajtimin e tumoreve Radioterapia inovative zvicerane për trajtim të saktë të tumoreve... -
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike












