Shkurt.ch
Shtrenjtohet taksa për studentët e huaj në Zvicër?
Pasi që viteve të fundit ka pasur një ritje të vazhdueshme të numrit të studenteve të huaj në Zvicër, është rritur kostoja e studimit për ta dhe ajo nuk ka mundësi mbulimi
Studentët që vijnë nga jashtë për të studiuar në dy universitetet e mëdha teknike të Zvicrës ETH Zürich dge EPF Lausanne do të duhej të paguanin taksa më të shtrenjta studimi. Këshukli Federal planifikon që në bashkëpunim me këshillin e ETH-së të përpunojë një ndryshim përkatës të ligjit mbi ETH-në .
Pasi që viteve të fundit ka pasur një ritje të vazhdueshme të numrit të studenteve të huaj në Zvicër, është rritur kostoja e studimit për ta dhe ajo nuk ka mundësi mbulimi. Kështu arsyeton Këshilli Federal, duke theksuar se këto shpenzime nuk ka mundësi të kompensohen përmes tatimeve, pasi që prindërit e këtyre studentëve nuk i paguajnë Zvicrës tatime.
Megjithatë, para se të merret vendimi përfundimtar për ngritjen e taksave duhet që së pari të vërtetohet nëse kjo gjë është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, njofton Këshilli Federal.
Një qëndrim i tillë do të hasë në kundërshtim të palëve të ndryshme në vend. Kritikuesit druajnë se ngritja e çmimit të taksave për studnetët e huaj do të zvogëlojë numrin e studentëve të talentuar që vijnë nga jashtë. Kjo pastaj do ta ulte pozicionin e universiteteve të Zvicrës në garë me universitetet tjera evropiane, shkruan landbote.ch
Në dritën e përpjekjeve që po bëhen në nivel të shtetit për rregullimin e kësaj çështjeje, ETH e Cyrihut e ka pezulluar përkohësisht tendencën për dyfishimin e taksave për studentët e huaj.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”













