E-Diaspora
Shtyhet ndeshja mes ekipit shqiptar dhe atij serb, shkak: siguria
“Është përfundimtare se ndeshja është shtyrë.”, ka thënë për “albinfo.ch” kapiteni i ekipit “SV Albania” Zemri Deari. Ai shton se për ekipin e tij luajnë edhe disa serbë!
Ndeshja e shumëpritur në mes të dy ekipeve të Vjenës që mbajnë emrat e shteteve respektive Shqipëri – Serbi e cila është dashur të zhvillohet më 9 nëntor, është shtyrë pa afat të caktuar. Fjala është për ekipin “SV Albania” dhe “SC Kaiserebersdorf –Serbia” të cilit luajnë në Kategorinë e 2-të të Landit të Vjenës në Austri.
E gjithë kjo ka ndodhur për shkak të interesimit të madh të publikut për ta ndjekur këtë ndeshje dhe tensionit që është menduar se mund të sjellë ajo, veçanërisht pas asaj që ndodhi rreth një muaj më parë në Beograd mes kombëtares shqiptare dhe asaj serbe.
“Tashmë është përfundimtare se ndeshja është shtyrë. Ende nuk na është treguar data kur do të luhet kjo lojë por besoj se shumë shpejt do ta kuptojmë”, ka thënë për “albinfo.ch” kapiteni i ekipit “SVAlbania” Zemri Deari.
Kapiteni Deari ka potencuar se Federata ka vendosur kështu pasi që është duke kërkuar një stadium me kapacitet më të madh për shikuesit dhe që të sigurojë masa më të forta të sigurisë. “Është pritur ardhje e madhe e publikut, dhe Federata ka vendosur që ndeshja do të luhet në një stadium tjetër, më të madh, ku edhe siguria do të jetë në nivelin e duhur”, ka thënë ai.
Për ekipin shqiptar dhe atë serb kjo është përballja e parë në Kategorinë e 2-të të Landit të Vjenës në Austri.
“SV Albania” vazhdon të kryesojë në vendin e parë me 31 pikë, ndërsa “SC Kaiserebersdorf-Serbia” është në vendin e gjashtë me gjithsej 19 pikë.
Përveç shumicës që janë futbollistë shqiptarë, në “SV Albania” luajnë edhe lojtarë serbë.
“Ne të gjithë jemi sportistë dhe asnjërit nuk na intereson politika. Qëllimi i gjithë klubit është të shpallemi kampion. Ata luajnë se e duan futbollin dhe ndihen të lumtur me arritjet e klubit tonë”, është shprehur kapiteni Zemri Deari duke shtuar se duhet pasur parasysh që në këtë klub ka njerëz që kontribuojnë, investojnë dhe e mbajnë gjallë klubin.
Sipas tij nuk duhet të lejohet të ndodhë asgjë që nuk ka të bëjë më futbollin. “Kjo është vetëm një ndeshje futbolli dhe asgjë më shumë. Nuk ka nevojë dhe nuk duhet të i jepet kah tjetër”, pohoi ai.
Menjëherë pas ndërprerjes së ndeshjes në Beograd mes kombëtares serbe dhe kombëtares shqiptare, ka pasur tensione të mëdha mes grupeve shqiptare dhe serbe në Vjenë, por me reagimin e shpejtë të policisë austriake, gjithçka ka kaluar pa ndonjë pasojë të rëndë.
Arben Gjinaj
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore Doktorantët e Diasporës po lënë gjurmë suksesi në universitetet më prestigjioze të botës me punime shkencore... -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës
Jeta në Zvicër
-
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore Doktorantët e Diasporës po lënë gjurmë suksesi në universitetet më prestigjioze të botës me punime shkencore... -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit











