Lajme
Shtyhet premiera e James Bondit të ri për në nëntor shkaku i koronavirusit
Lansimi global i filmit të ri të James Bondit, “No Time to Die”, do të shtyhet për muajin nëntor, nga prilli kur ishte planifikuar, kanë thënë producentët të mërkurën, dhe arsye për këtë del të jetë frika nga koronavirusi, raporton Reuters.
Kjo shtyrje vjen pasi dy faqe të fansave të agjentit 007, që edhe kësaj radhe do të luhet nga Daniel Craig, kanë kërkuar nga studiot prapa filmit që të vonojnë lansimin nga frika se kinematë do të jenë të mbyllura në prill.
Themeluesit e franshizës së agjentit të fshehtë James Bond publikuan një letër të hapur ku, veç tjerash, thanë se edhe premiera botërore për “No Time to Die”, e planifikuar për 31 mars në Londër me 5,000 pjesëmarrës, do të ishte problematike.
“Pas marrjes në konsideratë në mënyrë të kujdesshme dhe përmes vlerësimit të tregut global teatral, lansimi i ‘No Time To Die’ do të shtyhet për në nëntor të vitit 2020”, thuhet në një postim në llogarinë zyrtare të James Bondit në Twitter. Aty nuk u përmend virusi specifikisht.
Në postim u tha se filmi do të lansohet në Mbretërinë e Bashkuar më 12 nëntor, ndërkaq në mbarë botën, përfshirë edhe SHBA-në, më 25 nëntor.
Premiera botërore e filmit është pritur të mbahet në “Royal Albert Hall” në Londër në fund të muajit mars.
Franshiza e Bondit është një prej filmave më fitimprurës në botë. Filmi i vitit 2015, “Spectre”, fitoi 880 milionë dollarë në ‘box office’ në mbarë botën, kurse “Skyfall” më 2012 mblodhi mbi 1 miliard dollarë globalisht, përcjell Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih Me gjithë përpjekjet për ringjallje nga paramedikët, punëtori vdiq në vendngjarje... -
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës













