Lajme
Shuhen bizneset, rritet papunësia
Janë mbi 3,500 biznese që kanë falimentuar apo janë në fazën e fundit të falimentimit të tyre, për arsye të humbjes së tregjeve, humbjes së fuqisë konkurruese
Të dhënat e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë flasin për mbi 1,000 biznese që kanë falimentuar gjatë këtij viti, por përfaqësuesit e shoqatave ekonomike në Kosovë thonë se ky numër është më i lartë, madje mbi 3,500.
Sipas kryetarit të Aleancës Kosovare të Biznesit Agim Shahini, falimentimi i bizneseve në Kosovë është dukuri alarmante
“Sipas të dhënave tona janë mbi 3,500 biznese që kanë falimentuar apo janë në fazën e fundit të falimentimit të tyre, për arsye të humbjes së tregjeve, humbjes së fuqisë konkurruese në treg dhe ambientit të pafavorshëm afarist”, thekson ai.
Problemi kryesor që vjen me mbylljen e këtyre bizneseve, është rritja e shkallës së papunësisë në vend.
Sipas ekspertëve të çështjeve ekonomike barrierat që kanë dërguar bizneset drejt falimentimit është ambienti i pafavorshëm biznesor në Kosovë.
Eksperti i çështjeve ekonomike, Lekë Musa tregon për Radion Evropa e Lirë se politikat jo të mira ekonomike në Kosovë, po ju pamundësojnë bizneseve të zhvillojnë veprimtarinë e tyre.
“Mund të thuhet se ky vit ka qenë jo i mirë për ekonominë e Kosovës. Në këtë vit, përveç rënies së aktivitetit ekonomik në sektorin privat, po ashtu ka pasur probleme në tërheqjen e investitorëve të huaja për shkak të situatës politike dhe ambientit të gjithëmbarshëm ekonomik i cili nuk është atraktiv për të investuar”, thekson Musa.
Çdo biznes, shton Musa, veprimtarinë e tij e fillon duke llogaritur në normë të kthimit të kapitalit të investuar.
Sipas tij, në rast se një vend nuk ofron ambient të favorshëm afarist, investitori natyrisht se do ta mbyll biznesin e tij, apo do të largohet në ndonjë vend tjetër ku ambienti afarist mund të jetë më i përshtatshëm.
“Mos të harrojmë se si biznesi vendor edhe ata të huajt, qëllimin kryesor e kanë që të krijojnë fitim dhe në rast se ky vend nuk është i përshtatshëm për ta arritur një normë të kthimit në kapitalin e investuar natyrisht se bizneset largohen”, thotë Musa për Radion Evropa e Lirë.
Numri i përgjithshëm i bizneseve që figurojnë të regjistruara në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, është mbi 130 mijë.
Prej tyre 99.1 për qind u takojnë ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
Nga muaji janar i këtij viti deri në muajin tetor, sipas të dhënave të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë janë regjistruar 7,622 biznese, derisa figurojnë si të shuara 1,355 biznese.
Në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Republikës se Kosovës, ku të dhënat paraqiten vetëm për tre muajit e parë të këtij viti, thuhet se mbetet inkurajues fakti pasi mbyllja e bizneseve ende ka raport të ulët ndaj bizneseve që hapen; nga 10 biznese sa hapen vetëm 1.5 mbyllen.
E-Diaspora
-
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë Këtë të diel, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, në bashkëpunim me OJQ-në ABSM, organizoi... -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kërkohet rritja e taksave për alkoolin dhe duhanin Qeveria federale e Zvicrës po përballet me një sfidë të madhe financiare: nga njëra anë duhet... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar -
Ja si do të jetë moti për Pashkë në Zvicër -
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore











