Lajme
Shumë fluturime nga Gjermania drejt Zvicrës janë anuluar
Grevat gjermane pengojnë udhëtimet edhe sot
Për shkak të një greve të stafit të sigurisë në disa aeroporte gjermane, linja ajrore SWISS ka anuluar pesë fluturime nga Hamburgu në Cyrih dhe një fluturim nga Hamburgu në Gjenevë.
Gjithashtu, janë anuluar edhe dy fluturime dalëse dhe dy kthime për në Cyrih nga Dyseldorfi.
Pasagjerët e prenotuar në cilindo prej fluturimeve të prekura mund të rezervojnë sërish për një ditë tjetër pa pagesë.
Një grevë paralele e punonjësve të kompanive hekurudhore gjermane mëngjesin e sotëm do të ndërpresë edhe trafikun e trenave.
Ende nuk dihet ndikimi në Zvicër, por SBB po planifikon të zëvendësojë trenat e Deutsche Bahn me ata zviceranë në kufi.
E-Diaspora
-
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf” Më 28 shkurt, e shtunë, në Winterthur, mbahet një takim letrar ku bëhet promovimi i librit... -
Komuniteti shqiptar në Çikago organizon ekspozitë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Vjenë
Në Vjenë, Ibrahim Çunaku shembull suksesi i shqiptarëve në shëndetësi -
Çikago
Shqiptari nga Kosova humb jetën tragjikisht gjatë skijimit në Çikago -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Debat në Thurgau: A duhet bërë publike vendndodhja e radarëve të shpejtësisë? Në kantonin zviceran të Thurgaut po diskutohet nëse duhet publikuar vendndodhja e radarëve të shpejtësisë. Partia... -
Stuhi dhe dëborë në Zvicër: Ndryshimi i motit sjell reshje të mëdha -
Solothurni voton për rritjen e pagesave për fëmijët -
Mania e Matcha-s pushton Zvicrën frankofone -
Policia e Vaud-it zgjeron përdorimin e pistoletave elektrike













