Kosova
Më shumë mësimdhënës se nxënës
Në shkollën e fshatit kanë mbetur vetëm 11 nxënës, derisa punojnë 13 mësimdhënës
Fshati më i largët në Komunën e Mitrovicës është Selaci, që ka 18 familje e 90 banorë, derisa ky fshat po shpërngulet me të madhe.
Në shkollën e fshatit kanë mbetur vetëm 11 nxënës. Në klasën e tretë dhe të pestë nuk ka asnjë nxënës, kurse në klasën e parë, të dytën, gjashtën dhe të nëntën janë vetëm nga një nxënës, me të cilët punojnë 13 mësimdhënës, raporton “RTV 21”.
Shukrane Hoti është arsimtare e gjuhës shqipe. Ajo po i mban mësim vetëm një nxënësi në klasën e gjashtë. Arsimtarja Hoti udhëton nga Mitrovica në Selac me shpenzimet e veta për transport, përcjell albinfo.ch.
“Është e vështirë të punohet vetëm me një nxënës. Edhe nxënësi e ka të vështirë sepse nuk ka shokë e shoqe për të garuar me ta”, është shprehur ajo.
Shkolla e fshatit mund të mbetet pa nxënës nëse nuk rregullohet rruga.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029










