Sport
Shumë “nxehtë” për FC Thun-in në Shkodër
Temperaturat e larta deri në 38 gradë dhe temperamenti i tifozëve të Vllaznisë do t`ia vështirësojnë punën skuadrës nga Zvicra
FC Thun ka udhëtuar dje për në Shqipëri ku sonte do të takohet me KF Vllaznia të Shkodrës, në stadiumin “Loro Boriqi” të kësaj skuadre. Luhet xhiroja e dytë për Kupën e Ligës Evropiane.
Për të shkuar në Shkodër, FC Thun ka zgjedhur aeroportin e Podgoricës, ku, pas aterrimit i janë dashur edhe 70 kilometra të lodhshme që i kanë kaluar me autobus për rreth dy orë për të mbërritur në Shkodër.
Por, ajo që i brengos më shumë lojtarët dhe udhëheqjen e Thunit është ndryshimi i klimës. Në Shkodër janë paralajmëruar për sot temperatura shumë të nxehta, deri në 38 gradë celsius.
“Për fat ndeshja luhet në mbrëmje, duke filluar në orën 20.30, thotë kryetrajneri Challandes për “20 minuten”. Mirëpo ai po ashtu ankohet se kjo ndeshje mund t`i kushtojë shumë humbje energjie skuadrës, sepse luhet vetëm tri ditë para fillimit të kampionatit të superligës së Zvicrës.
Sa i përket vetë kundërshtarit në fushë, KF Vllaznisë, Challandes e vlerëson lojën e saj si të mirë nga ana teknike dhe ngapak provokative. “Nuk do të jetë lehtë, por megjithatë Vllaznia nuk është Barcelona”, ka thënë ai. Por, përveç klimës, sipas tij në stadium do të mbretërojë “vapë” për shkak të tifozëve shumë temperamentë të Vllaznisë.
Ndërsa veterani i FC Thun-it, Milaim Rama thotë se skuadra nga Thuni në Shkodër njihet nga koha e ligës së kampionëve, e vitit 2005. Rama po ashtu thotë se i ka lexuar raportet e medieve të Shqipërisë dhe, sipas tyre, FC Thun konsiderohet favorit në këtë ndeshje.
E-Diaspora
-
Itali
Dy të rinj nga Mitrovica humbin jetën tragjikisht në një aksident në Itali A.A (21 vjeç) dhe F.P (27) vdiqën si pasojë e një përplasjeje të rëndë në autostradën... -
Budapest
Inxhinieri shqiptar me veshje kombëtare diplomon me titullin “Excellent with Highest Honours” -
Iftar i përbashkët në Schwamendingen – Shembull i dialogut ndërfetar dhe respektit të ndërsjellë në Cyrih -
Lisjeta Thaqi, e para në botë në konkurrencën e femrave në paragllajd -
Turizmi i Kosovës do të promovohet në panairin “ITB Berlin 2026” në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Përplasje në transportin urban në Winterthur: Punonjësit e autobusëve paralajmërojnë grevë të martën Banorët e Winterthur duhet të përgatiten për ndërprerje në trafikun e autobusëve të qytetit të martën... -
Burgjet në Zvicër për gjobat e papaguara: një sistem i dyfishtë dhe i shtrenjtë -
Sulmet ndaj personelit spitalor po shtohen, ekspertët të shqetësuar -
Mobilizim në Zvicrën frankofone kundër masave shtrënguese në arsimin e lartë -
Tramvaji rikthehet në Lozanë, testimet nisin këtë javë














