Lajme
Shumë propozime për emërtime shqiptare në qytetin e Shkupit
Emra të heronjve, datave historike dhe toponime të caktuara shqiptare do të jenë pjesë e propozimeve për ndryshimin e rrugëve, bulevardeve dhe urave në qytetin e Shkupit.
Mbi 1000 propozime tashmë janë në shqyrtim e sipër, ndërsa mbi 100 prej tyre kanë të bëjnë me personalitete dhe historinë shqiptare, të propozuara nga partia shqiptare BDI, e cila përfaqësohet në qytetin e Shkupit, raporton INA.
“Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletini, Dervish Cara, Ismail Qemajli, Jusuf Gërvalla, Dardania, Iliria, Arbëria, Tirana, Prishtina, etj”, janë disa nga emrat që janë propozuar në listën e përpiluar nga shoqatat shqiptare në bashkërendim me këshilltarët komunalë të qytetit të Shkupit.
Këto propozime do të jenë pjesë e një marrëveshje midis dy partive VMRO-DPMNE dhe BDI, dhe ato pritet të marrin dritën jeshile midis tyre, para se të kalojnë për tu miratuar në Këshillin e qytetit të Shkupit.
Komisioni për emërimin e rrugëve, shesheve, urave dhe objekteve të tjera infrastrukturore në qytetin e Shkupit sot pritet të mbajë seancën e parë, ndërsa siç bëhet e ditur aty janë dhënë propozimet e para, mbi 150 propozime nga VMRO-DPMNE dhe 43 nga ana e këshilltarëve shqiptarë të BDI-së. Zyrtarë të këtyre dy partive nuk japin komente mbi këtë çështje. /ina/
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë










