Kosova
Shumë shpejt nënshkruhet marrëveshja për pensionet me Zvicrën
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale të Kosovës, Skënder Reçica në emisionin “Zyra e Ankesave” në RTV Dukagjini ka folur për pensionet e qytetarëve të Kosovës që kanë punuar në shtetet evropiane.
Ai tha se negociatat sa i përket pensioneve me shtetin e Zvicrës kanë përfunduar, vetëm pritet sipas tij, nënshkrimi i marrëveshjes së arritur me këtë shtet, përcjell albinfo.ch.
“Këta muaj të fundit e vetmja gjë që kemi diskutuar është koha për nënshkrimin. Nga fundi i muajit mars presim caktimin e një datë të saktë për nënshkrimin e kësaj marrëveshje”, ka thënë Reçica.
Po ashtu ai tha se kanë filluar me procedura administrative edhe me disa shtete tjera për të njohur pensionet e shqiptarëve që kanë punuar në këto shtete, dhe sigurisht numri i tyre është i madh.
E-Diaspora
-
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih Juriste e specializuar në të Drejtën Publike Ekonomike dhe Prokurimin Publik, me karrierë të spikatur në... -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit -
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani” -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit












