Shkurt.ch
Shumë vende për zanat nuk mund të plotësohen
Që nga gushti 2013 janë shpallur si të lira 95. 500 vende për zanate në Zvicër
Në Zvicër nuk kishte mjaft vende të lira për orientimin shkollor profesional në vitin 2013. Shumë prej tyre edhe nuk mund të plotësohen për shkak të kërkesave të shumta të nxënësve. Kompanitë gjithnjë e më shumë kanë vështirësi në gjetjen e personave të përshtatshëm për këto kurse trajnimi.
Që nga gushti 2013 janë shpallur si të lira 95. 500 vende për zanate në Zvicër, njofton Sekretariati i Shtetit për Arsim, Kërkim dhe Inovacion (SBFI). Bëhet fjalë për më shumë se 3500 vende në krahasim me vitin e kaluar. Tashmë 87.000 vende i kanë zënë kompanitë me praktikantë.
Thuhet të jenë 2000 më shumë se gjatë vitit të kaluar. Më se 85 00 vende për zanate ishin të lira deri më 31 gusht, 1500 më shumë se vitin e kaluar. Kompanitë shpresojnë se Sekretariati i Shtetit për Arsim, Kërkim dhe Inovacion (SBFI) do të shtojë këtë vit për 1500 numrin e vendeve për orientim shkollor profesional. Shumica janë orientuar në degën teknike, të ndërtimit dhe arkitekturës.
Me anë të një fushate, qeveria, kantonet dhe organizatat profesionale duan të sensibilizojnë të rinjtë për mundësitë për të bërë karrierë të ndryshme, shkruan Sekretariati i Shtetit për Arsim, Kërkim dhe Inovacion (SBFI). Rreth 50 për qind e të rinjve në bazë të një sondazhi janë përcaktuar për arsimin bazë profesional.
Të tjerët kanë filluar një shkollë, përfunduan një shkallë përgatitjeje për arsim profesional ose janë përcaktuar për një zgjidhje të ndërmjetme. 6 për qind nuk kishin gjetur deri më sot asnjë zgjidhje. Numri i të rinjve, të cilët po presin për një vend zanati për vitin e ardhshëm, në mënyrë të vazhdueshme ka rënë nga viti në vit. Konkursi për një vend zanati është shpallur dy herë në vit në Zvicër, në prill dhe në muajin gusht.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











