CH-Ballkani

Shumica dërrmuese e austriakëve kundër anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE

73 përqind e austriakëve janë kategorikisht kundër zgjerimit të BE-së. Kjo bëhet me dije nga anketa e pjesës së dytë të publikuar prej institutit Akonsult për mediat rajonale austriake, shkruan albinfo.ch. Vetëm 19 përqind mbështesin zgjerimin e BE-së, duke u përmendur ekskluzivisht gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa 8 përqind janë përgjigjur “nuk e dinë”.

Në pyetjet tjera, 54 përqind e austriakëve mendojnë se BE nuk do gjejë gjuhë të përbashkët rreth refugjatëve, duke nënkuptuar se ata janë për marrjen e masave të brendshme.

Ndërsa nëse Gjermania ose Franca krijojnë “Shtetet e Bashkuara të Europës”, atëherë vetëm 14 përqind e austriakëve janë për anëtarësimin e shtetit të tyre në këtë shtet. Por në BE, 56 përqind e tyre janë për të mbetur anëtarë.

Anketa është kryer nga 15 deri 22 maj dhe aty morrën pjesë 604 persona mbi 16 vjet.