Shkurt.ch
Shumica e refuzojnë iniciativën e SVP-së për migracionin
Nisma e SVP-së për migracionin është refuzuar, sipas një sondazhi nga 53.5 për qind e të anketuarve
Vetëm 36 për qind e mbështesin iniciativën, për të cilën do të votojnë zviceranët më 9 shkurt në Zvicër.
Sipas institutit “Isopublic”, në Zvicrën Perëndimore kanë thënë se do të votojnë për iniciativa vetëm 28.3 për qind, transmetojnë «SonntagsZeitung» dhe «Le Matin Dimanche».
Nismën e ECOPOP për ndalimin e mbipopullimit, i cili kërkon një kufi vjetor të migracionit prej 0.2 për qind, e kanë refuzuar 46.2 për qind e të anketuarve. 33.4 për qind thanë se do ta mbështesin iniciativën në fjalë. Më shumë se një e pesta e të anketuarve, sipas hulumtimit, nuk kanë vendosur ende se çfarë do të donin të votonin në referendum.
Marrëveshja për lëvizje të lirë me Kroacinë, kundër së cilës SVP dëshiron të nisë një referendum, do të miratohet me 48.4 për qind. Iniciativa në fjalë do të refuzohet me 33.9 për qind, ndërsa 17.7 për qind ishin ende të pavendosur, sipas sondazhit.
Pavarësisht rezultateve negative të anketës, ish-këshilltar federal, Christoph Blocher, ka shprehur besimin rreth fushatës së referendumit.
“Sa më gjatë që ne presim për një kufizim të emigracionit të tepruar, gjendja do të bëhet më katastrofike”, paralajmëroi Blocher.
SVP nuk ka vendosur ende nëse do të mbështesë iniciativën e ECOPOP. Edhe pse iniciativa parasheh ndalimin e emigracionit, në anën tjetër sjell shumë të meta serioze.
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
‘Gazi i të qeshurës’ po përhapet te të rinjtë në Zvicër, autoritetet të shqetësuara Gazi i të qeshurës (oksidi i azotit), i shitur lirshëm pa recetë dhe shpesh i aromatizuar,... -
Shefi i sigurisë në Crans-Montana: Bari Le Constellation ishte në rregull -
Votimet Federale më 8 mars: Çfarë duhet të dini -
Zvicër: Pesë ditë burgim me kusht për një pistoletë me ujë -
Ekonomia ruse po ngadalësohet












