Shkurt.ch
Shumica e suedezëve jetojnë me kredi
Shumica e suedezëve që kanë kredi do të vdesin para se të shlyejnë borxhet, thotë një studim i ri i Bankës Qendrore të Suedisë
Banka ka analizuar të ardhurat e pothuajse katër milionë njerëzve, apo 52 për qind të popullsisë së rritur, si dhe shlyerjen e borxheve në periudhën 2010-2013, raporton AFP.
Studimi gjeti se 25 për qind e borxheve të qytetarëve shtohen për çdo vit, 15 për qind e tyre mbeten të njëjta nga viti në vit. Pjesa e mbetur prej 60 për qind paguajnë kreditë hipotekare, por me një ritëm shumë të ngadaltë.
Suedezët që kanë marrë kredi hipotekare kanë një borxh mesatar 3.7 herë më shumë se të ardhurat e tyre vjetore. Në familjet me të ardhura të ulëta borxhet janë katër herë më të mëdha.
Në një vend me papunësi të ulët në krahasim me pjesën tjetër të Evropës, ku shumica e banorëve janë në shtëpi ose pronarë të shtëpive e banesave, popullsia do të përfitojë nga normat e interesit të ulët që kontribuojnë në rritjen e vazhdueshme të çmimeve të pronës.
Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëroi në mënyrë të përsëritur Suedinë nga rreziqet që mund të kërcënojnë sistemin e saj financiar, i cili pësoi pas rënies në kolaps të pasurive të patundshme më 1990.
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Pesë ditë burgim me kusht për një pistoletë me ujë Në Zvicër, edhe pistoletat me ujë rozë mund të konsiderohen armë. Një porosi online pati pasoja... -
Ekonomia ruse po ngadalësohet -
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet -
Gjykata mbështet ndalimin e shkollës për jo-rezidentët -
Universiteti i Cyrihut bën një zbulim të madh për viruset spitalore













