Shkurt.ch
Shumica e zviceranëve pranojnë refugjatët në lagjen e tyre
Shumica e popullatës së Zvicrës nuk ka asgjë kundër që në afërsi të vendit ku banojnë të kenë një qendër azili. Siç bën të ditur një sondazh i realizuar nga revista mujore e Zvicrës Frankofone “L`Hebdo”, më shumë se gjysma e 1220 të të anketuarve do ta pranonin një qendër azili në komunën ose në lagjen e tyre.
Madje rreth dy të tretat e qytetarëve të pyetur kanë thënë se do të bashkëpunonin pa problem me një refugjat, bën të ditur srf.ch.
Mirëpo kur vjen puna për të strehuar në shtëpinë e tyre një refugjat këtu qytetarët zviceranë janë më të rezervuar, transmeton albinfo.ch. Vetëm një e pesta e tyre (20%) do ta bënin këtë, ndërsa për strehimin e një familjeje të tërë refugjatësh do të ishin të gatshëm vetëm 10% ose çdo i dhjeti.
Është interesante se në këtë sondazh më të hapur ndaj refugjatëve janë treguar zviceranët e zonës gjermanishtfolëse se sa ata frankofonë.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











