Lajme
Si do të votojnë personat me COVID-19 në zgjedhjet e 14 shkurtit?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë përgatitjet për të mundësuar që edhe personat, të cilët janë në izolim, pasi janë të infektuar me COVID-19, të kryejnë obligimin e tyre qytetar e të shfrytëzojnë të drejtën kushtetuese, pra të votojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se ekipet mobile do të kujdesen që ditën e zgjedhjeve t’u mundësohet votimi edhe qytetarëve të infektuar me koronavirus.
“KQZ-ja është munduar të gjejë një zgjidhje edhe për qytetarët që fatkeqësisht janë të infektuar me COVID-19, dhe nuk mund të shkojnë në vendvotimet. Në zgjedhjet që u mbajtën në Podujevë dhe Mitrovicën e Veriut, KQZ-ja ka përgatitur një udhëzim, ku bëhet mënyra e regjistrimit, verifikimit dhe votimin e personave që janë të infektuar me COVID-19”, tha Elezi.
Elezi tha se do të komunikojnë me personat që gjenden në izolim dhe do të shkojnë nëpër adresa për t’u mundësuar atyre votimin.
“Ne do të komunikojmë me institucionet përkatëse që i kanë listat e personave që janë të infektuar me COVID-19 dhe e kanë të drejtën e votës. KQZ-ja do t’i kontaktojë këta qytetarë për t’i informuar për shërbimin e KQZ-së, pastaj është në vullnetin e tyre të marrë pjesë ose jo. KQZ-ja do të dërgojë ekipe mobile te personat, të cilët shprehin vullnetin për të votuar nëpër adresat e tyre, për t’u mundësuar votimin”, tregoi Elezi për Telegrafin, transmeton Albinfo.ch.
Zëdhënësi i KQZ-së u shpreh se procesi i verifikimit të aplikuesve jashtë Kosovës po shkon mjaft mirë dhe sqaroi se i kanë bërë publik numrat e telefonit, për të shmangur ndonjë keqpërdorim.
“Këta numra nuk janë që qytetarët të thërrasin në ta, janë thjesht numra me të cilët i përdorin zyrtarët për të komunikuar me aplikuesit. Si lutje, është që qytetarët apo aplikuesit të mos provojnë të thërrasin numrat, sepse vetëm do të vështirësojnë punën, pasi të gjithë ata që e kanë shkruar numrin e tyre të telefonit në aplikacion, do të telefonohen për verifikim”, tha Elezi.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë













