Autotech
Si mund të fitohet në YouTube
Duke nisur nga fillimi i vitit 2023, krijuesit e Shorts mund të arrijnë një prag të ri prej 1000 abonentësh dhe 10 milionë shikimesh të Shorts-ave në 90 ditë
Ndërkohë që TikTok ka shumë të ngjarë të ndalohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, YouTube po lë të kuptojë se si konkurrenti i tij i TikTok, YouTube Shorts, po u jep rezultate të mira krijuesve.
Sot kompania deklaroi se platforma e tij e videove të shkurtra ka mesatarisht më shumë se 70 miliardë shikime në ditë dhe më shumë se 25% e kanaleve të Partner Progam të YouTube fitojnë para nga videot e tyre nëpërmjet ndarjes së të ardhurave në Shorts.
Lajmi vjen menjëherë pas njoftimit të TikTok në fillim të muajit, ku aplikacioni i videove të shkurtra në pronësi të ByteDance deklaroi se fondi i rinovuar për krijuesit ka rritur të ardhurat totale më shumë se 250% në gjashtë muajt e fundit, shkruan Monitor, transmeton albinfo.ch.
Fondi njëvjeçar i TikTok, i cili zëvendësoi Creator Fund prej 1 miliard dollarësh të TikTok, do të dalë në fazën beta. YouTube e prezantoi për herë të parë mundësinë e fitimit të parave nga krijuesit e Shorts në shtator të vitit 2022, me planet e tij për zgjerimin e YouTube Partner Progam (YPP).
Më parë, YouTubers që krijonin video të gjata, duhet të kishin të paktën 1000 abonentë dhe 4000 orë shikimi në mënyrë që të kualifikoheshin për ndarjen e të ardhurave. Por duke nisur nga fillimi i vitit 2023, krijuesit e Shorts mund të arrijnë një prag të ri prej 1000 abonentësh dhe 10 milionë shikimesh të Shorts-ave në 90 ditë. Këta krijues do të fitonin 45% të të ardhurave nga reklamat nga videot e tyre të shkurtra. Sipas kompanisë, programi ka tashmë një vit. Ndër të tjera, YouTube thotë se krijuesit që marrin pjesë në programin partner për Shorts shpesh fitojnë para edhe në mënyra të tjera. Më shumë se 80% e krijuesve të YouTube Partner Progam që fitojnë para nëpërmjet Shorts, fitojnë edhe nga reklamat long-form, nga financimi i fansave, nga YouTube Premium, BrandConnects, Shopping etj.
Në total, YouTube thotë se YPP, prej 16 vitesh, përfshin sot më shumë se 3 milionë krijues në botë dhe u ka paguar 70 miliardë dollarë krijuesve, artistëve dhe kompanive në sektorin e medias në vetëm në tre vitet e fundit.
Kjo është një shifër shumë më e lartë se “çdo platformë tjetër e fitimit të parave të krijuesve”, – thotë YouTube, duke shigjetuar qartësisht TikTok.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë











