Lajme
Si po mashtrohen konsumatorët që blejnë online?
Një sondazh i 399 shitësve online, në 23 shtete anëtare të Bashkimit Evropian, Islandës dhe Norvegjisë, zbuloi se më shumë se një e treta po përpiqen të manipulojnë konsumatorët në blerjet online në internet, sipas Komisionit Evropian.
BE deklaroi se 148 firma po përdornin të paktën një taktikë mashtrimi mbi blerësit.
“Kjo sjellje është qartësisht e gabuar”, theksoi në një deklaratë Komisioneri Evropian i Drejtësisë, Didier Reynders.
Agjencitë kombëtare të mbrojtjes së konsumatorëve dhe komisioni zbuluan se kompanitë po mbanin informacione dhe po i drejtonin konsumatorët drejt abonimeve ose produkteve më të shtrenjta.
Sondazhi gjeti gjithashtu faqe interneti që përdorin kohëmatës artificialë të numërimit mbrapsht për të motivuar klientët të blejnë produkte të caktuara. Sipas inspektimit, 42 faqe interneti përdorën kohëmatës të rremë të numërimit mbrapsht, transmeton dpa, përcjell albinfo.ch.
Përveç kësaj, 70 faqe interneti fshehin informacione, të tilla si kostoja e dorëzimit, ose e bëjnë të vështirë përcaktimin.
Aplikacionet e tyre u shqyrtuan gjithashtu, ku 27 nga 102 aplikacione u gjetën se kryenin masa manipuluese.
”Autoritetet kombëtare duhet të kontaktojnë shitësit për të ndryshuar faqet e tyre të internetit dhe të ndërmarrin veprime të mëtejshme nëse është e nevojshme”, theksoi Komisioni Evropian.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?











