Shkurt.ch
Sigurimi shëndetësor: Berset në favor të një kundërprojekti
Alain Berset, shef i Departamentit Federal të Punëve të Brendshme, dëshiron t’i propozojë Këshillit Federal një kundërprojekt ndaj iniciativës „Për një sigurim shëndetësor publik“.
Këshilltari federal socialist, Alain Berset, mendon të propozojë një kundërprojekt ndaj iniciativës «Për një sigurim shëndetësor publik». Kështu ka thënë ministri i Shëndetësisë së Konfederatës në emisionin e mirënjohur të Radio Televizionit zviceran, «Mise au Point».
Iniciativa në fjalë është shtruar në muajin maj nga një koalicion i forcave të majta. Ajo parasheh krijimin e një institucioni të vetëm nacional të sigurimit shëndetësor, me agjenci kantonale, të cilat do t’i përcaktojnë çmimet e sigurimeve dhe do t’i pranojnë pagesat në fjalë. Për autorët e kësaj iniciative qëllimi është që t’i vejnë fund që ata e quajnë konkurrencë të rrejshme të 80 sigurimeve private aktuale.
Alain Berset nuk e ka precizuar se për kur do t‘ia propozojë Këshillit Federal kundërprojektin ndaj iniciativës në fjalë. Mirëpo, ai ka thënë se kundërprojekti do të ketë për objektiv të garantojë një sistem transparent dhe të kuptueshëm dhe i cili mundëson t’i korrigjojë problemet e identifikuara gjatë 15 vjetëve të fundit në këtë fushë.
Pa hyrë në detaje, ministri Berset ka pohuar se dëshiron t’i studiojë disa hipoteza, sikurse ndarja më e qartë mes sigurimit bazë si dhe sigurimeve plotësuese.
Në vitin 2007 zviceranët e patën refuzuar iniciativën për një sigurim të vetëm shëndetësor me 71.2% të votave.
Veç kësaj, në emisionin në fjalë, ministri Berset është shprehur po ashtu në lidhje me një temë tjetër me rëndësi mbi shëndetësinë në Zvicër, atij të karshi hovit të ardhjes gjatë muajve të fundit të mjekëve të huaj në Zvicër. Ky hov i mjekëve të huaj ndërlidhet me vendimin e fundvitit të kaluar të Parlamentit federal për pezullim të ndalesave të kabineteve të reja mjekësore.
Në lidhje me këtë çështje, këshilltari federal, Berset, është treguar i gatshëm të diskutojë sërish për një kthim të moratoriumit për kabinete të reja mjekësore.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit Këshilli i Shtetit i Gjenevës ka validuar rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve për Këshillin... -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool












