Lajme
Sihariqi i Pavarësisë: Federata e Notit pranon Kosovën
Federata Ndërkombëtare e Notit (FINA) e ka pranuar zyrtarisht Federatën e Notit e Kosovës anëtare me të drejta të plota. Kosova u bë anëtarja e 208-të e FINA-s
Në ditën e pavarësisë ka ardhur një lajmë i mirë për sportdashësit e notit. Federata Ndërkombëtare e Notit (FINA) e ka pranuar zyrtarisht Federatën e Notit e Kosovës anëtare me të drejta të plota. Me këtë vendim, notuesit kosovarë mund të marrin pjesë në lojërat evropiane të BAK-s, e madje nëse kualifikohen edhe në Olimpiadën e Rio de Janeiros.
Lajmin e ka bërë të ditur FINA, përmes uebfaqes së vetë zyrtare. Gjithashtu, Kosova do të mund të marrë pjesë edhe në Kampionatin Botëror të këtij viti, që mbahet në Kazan, edhe pse shteti organizator, Rusia, e kundërshton Pavarësinë e Kosovës, citon Zëri.
FINA është vetëm Federata e fundit ndërkombëtare që e pranon një sport kosovar. Pranimet nëpër federata të ndryshme erdhën pasi Komiteti Olimpik i Kosovës u bë pjesë e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, në dhjetor të vitit të kaluar. Kosova u bë anëtarja e 208-të e FINA-s dhe e 52-ta në Evropë.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror













