Lajme
Simpoziumi i LMSHZ-së me mjekë e akademikë të njohur nga Shqipëria e Kosova
Është duke u mbajtur sot simpoziumi i katërt i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër (LMSHZ) me musafirë, figura të njohura akademike të mjekëve shqiptarë të ardhur nga Shqipëria dhe Kosova, në Marriot, Cyrih, shkruan albinfo.ch.
Simpoziumi është duke u zhvilluar në MARRIOTT HOTEL, Neumühlequai 42, 8006 Cyrih.
Thuhet se sot LMSHZ-ja pas Kuvendit do të zgjedh kryesinë e re.
Ndërkohë kryetari i deri tanishëm Dr. Florim Cuculi ka deklaruar që nuk do të kandidojë më për mandatin e ri.
Ai ka njoftuar këtë përmes rrjeteve sociale duke parë Dr. Mentor Bilalin si pasuesin më të mirë të tij.
Në këtë simpozium fjalim do të mbaj:
Prof. Dr. Mentor Petrela, MD, PhD, Chev LH, PU-PH Fr, neurokirurg, pastaj
Prof. Dr. Isuf Dedushaj, epidemiolog dhe
Prof. Dr. Dr. med. Dr. h.c. Omer Dzemali, kardiokirurg
Fjalimi do të pasohet edhe nga Z. Gzim Hasani, CEO Swiss Menagement Zürich AG dhe Dr. med. Alvin Karaqi, specializant ne kirurgji.
Gjithashtu ky simpozium do të jetë i shoqëruar edhe me tingujt e znj. Flaka Gorancit. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia






















