Jeta në Zvicër
Sindikalistët kërkojnë rritje pagash për 2 për qind
Punëmarrësit zviceranë, me angazhim të shtuar dhe me fleksibilitet të lartë kanë kontribuar që ekonomia e Zvicrës të dalë nga kriza, thuhet në komunikatën e T.S
Federata e sindikatave zvicerane, Travail Suisse ka kërkuar që në vitin e ardhshëm pagat ne gjthë vendin të rriten për 2 për qind. Lëvizja “modeste” në drejtim të rritjes së rrogave viteve të fundit, është arseja për të cilën sindikalistët e kërkojnë këtë rritje.
Punëmarrësit zviceranë, me angazhim të shtuar dhe me fleksibilitet të lartë kanë kontribuar që ekonomia e Zvicrës të dalë nga kriza, thuhet në komunikatën e T.S. Tash, pasi që vitet e krizës ndërkombëtare u kaluan me dëme të pakta dhe koniunktura ndërkohë sërish po stabilizohet, në shumicën e degëve të ekonomisë ka për rritje pagash, shkruan srf.ch. Për këtë arsye Travail Suisse kërkon ngritje pagash prej 2% në gjithë Zvicrën dhe në të gjitha degët e ekonomisë.
Sipas saj, dallimi në paga gjatë viteve të fundit është rritur edhe më shumë. Ndërkohë që pagat e menaxherëve janë rritur shumë, punëmarrësit tjerë kanë gëzuar vetëm rritje minore.
Në Federatën e Sindikatave Travail Suisse bëjnë pjesë, përveç sindikatës Syna që përfshin shumë degë, edhe unioni i hotelerisë dhe gastronomisë (Hotel&Gastro-Union) dhe Transfair. Kjo e fundit përfaqëson pjesërisht administratën publike, postë, Swisscom-in dhe ndërmarrjet e transportit.
E-Diaspora
-
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” Programi çdo vit zgjedh rreth 10 aktorë/aktore nga 37 vende të Evropës, të cilët konsiderohen talente... -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?











