CH-Ballkani
Sindikata e Arsimit sfidon Ministrinë, “arsimtarët nuk mund t’i testoni”
Sindikata e Arsimit sugjeron që mësimdhënësit të monitorohen gjatë procesit mësimor nga inspektorët profesionalë dhe jo të ngritën teste për të vlerësuar njohuritë e tyre. Ministria kërkon vlerësim të përgjithshëm
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka paralajmëruar një vlerësim për të gjithë mësimdhënësit në Kosovë, për të identifikuar nëse ka nevoja shtesë për trajnimin e tyre apo jo. Por, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, kundërshton testimin e mësimdhënësve, duke e cilësuar si nënçmues për ta.
Sindikata sugjeron që mësimdhënësit të monitorohen gjatë procesit mësimor nga inspektorët profesional dhe jo të ngritën teste për të vlerësuar njohuritë.
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe të Kulturës në Kosovë (SBASHK), Rrahman Jasharaj, tha për Radio Kosovën, se testimi i mësimdhënësve është hedhur poshtë, që kur ishte ide e ish-ministrit Arsim Bajrami. Ai tha se testimi i njohurive të mësimdhënësve është degradues edhe për personalitetin e mësimdhënësit, por edhe për diplomat e tyre.
Sindikata e Arsimit, propozon që puna e mësimdhënësve të vlerësohet duke u monitoruar nga inspektorët profesionalë.
“Atëherë dhe tani do të jemi kundër testeve të tilla. Qeveria jonë të angazhohet në mënyrë që të monitorohen orët. Inspektorët profesionalë të shkojnë nëpër orë, të shikojnë nga afër punën e mësimdhënëse nëpër klasë me nxënësit, të shohim se cilat janë të metat, në mënyrë që bashkërisht të tejkalojmë këto dobësi. Nuk jemi kundër që të monitorohet puna e mësimdhënësve nëpër klasa përmes inspektorëve, por jemi kundër testimeve sepse janë nënçmuese”, tha Jasharaj.
Ndërkohë, mësimdhënësit nuk pranojnë të flasin për këtë çështje.
Udhëheqësi i Inspektoratit për rajonin e Prishtinës, Nebi Behluli tha se Ministria e Arsimit në fund të vitit 2017, ka miratuar politikat programore për vlerësimin e jashtëm të performancës së mësimdhënësve, ku janë kryer edhe fazat e pilotimit në disa shkolla.
“Si projekt është mirëpritur edhe nga shkollat dhe realisht i kemi qëndrimet e përafërta. E njëjta fazë e pilotimit ka vazhduar edhe në disa rajone në Kosovë. Është një pako e instrumenteve të Inspektoratit, që është bërë përmes monitorimit, vlerësimit dhe vëzhgimit në orë mësimore në klasë. Rezultatet kanë qenë të pritshme dhe janë pranuar politikat programore të Ministrisë dhe Inspektoratit”, tha Behluli
Ndryshe, ideja e MASHT-it për t’i vlerësuar mësimdhënësit ka ardhur pas vlerësimit të PISA-s, ku Kosova radhitet e fundit për përgatitje në arsim.
E-Diaspora
-
Mediat zvicerane mbi “përfshirjen e zëshme” të diasporës në zgjedhjet kosovare Ajo që e dallon qasjen e këtyre mediave në raport me zgjedhjet aktuale është përfshirja e... -
Në 25 përfaqësi diplomatike votuan 81.29% të personave të regjistruar -
Pjesëmarrja e votuesve në Konsullatën e Kosovës në Cyrih ishte 89% -
Votimi i diasporës deri në ora 13:00: Votuan mbi 7 mijë votues -
Foto: Votimi në Konsullatën e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Mediat zvicerane mbi “përfshirjen e zëshme” të diasporës në zgjedhjet kosovare Ajo që e dallon qasjen e këtyre mediave në raport me zgjedhjet aktuale është përfshirja e... -
Parmelin nuk do të negociojë me Trumpin në WEF, Davos -
Baerbock dëshiron ta mbajë selinë e OKB-së në Gjenevë -
Zvicra si destinacion i preferuar për miliarderët me avantazhe fiskale -
Zvicra planifikon të dëbojë 20 kriminelë afganë dhe shqyrton dëbimet në Siri











