Shkurt.ch
Sipërmarrësit gjermanë kanë krijuar më shumë vende pune
Sipërmarrësit gjermanë kanë qenë jashtëzakonisht të suksesshëm viteve të fundit dhe, sipas një studimi të ri, muajt e fundit kanë krijuar shumë vende pune.
Rreth 4700 firma të mëdha në Gjermani pranuan mes 2012-ës dhe 2015-ës rreth 7% më shumë punëtorë të rinj. Kjo bëhet e qartë nga hulumtimi i Këshillit Federal të Industrisë Gjermane (BDI) dhe “Deutsche Bank”. Në përgjithësi, në të njëjtën periudhë kompanitë në Gjermani kanë punësuar mbi 5% më shumë, përcjell albinfo.ch.
Sipas analizës, kompanitë me të ardhura prej më shumë se 50 milionë janë të vendosura në shtetin me popullsinë më të dendur të Gjermanisë, North Rhine-Westphalia.
Vendin e dytë dhe të tretë në këtë lloj të rangut klasifikohet Bavaria dhe Baden-Württembergu, me 914 firma të mëdha. Në përgjithësi, më shumë se gjashtë nga dhjetë kompani janë të bazuara në një nga këto tri regjione gjermane.
Sipas popullsisë ende lider mbetet Hamburgu, me 100.000 banorë në këtë qytet me 11 kompanitë më të mëdha gjermane. Vendin e dytë dhe të tretë e zënë Bremeni dhe Baden-Württemberg.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?










