Kultura
Sislej Xhafa nderohet me çmimin “Akademik Nderi” në Firence
Është hera e parë që mirënjohja, “Akademiku i Nderit” i ndahet një ish-studenti të kësaj akademie
Të premten më 16 dhjetor, Sislej Xhafa është rikthyer në Akademinë e Arteve të Bukura në Firence, atje ku dikur ishte student. Artisti nga Kosova do të hapë një ekspozitë personale me ç’rast janë të ftuar të gjithë studentët e Akademisë por edhe më gjerë.
Ndryshe në këtë natë, Xhafa edhe do të nderohet nga akademia e që do të jetë hera e parë që mirënjohja, Akademiku i Nderit i ndahet një ish-studenti. Xhafa do të ekspozojë veprën e tij ‘BD’ në hapësirat e Akademisë, shkruan koha.net.
Artisti i njohur botërisht, kthehet në Itali pasi galeria ‘Arti i shekullit 21’ në Romë së fundi ekspozoi një retrospektivë të veprave të tij. I lindur në Pejë, në vitin 1970, Sislej Xhafa aktualisht jeton dhe vepron në Nju Jork. Xhafa me veprat e ti njihet për ndërthurjet e ekonomisë, politikës dhe kompleksitete të ndryshme të shoqërisë moderne.
Hulumtimet e tij, për shembull rreth fenomenit të turizmit apo ilegalitetit, përdorin gjuhë minimale ndërsa njëkohësisht janë ironike apo subversive duke përfshirë në to mediat, pikturat e skulpturat por edhe fotografinë, shkruan Koha.net
“Realiteti është më i fuqishëm se arti. Si artist nuk më intereson të reflektoj në realitet por dua të ngre pikëpyetje rreth tij dhe ta sfidoj. Edukimi im social nuk përfaqëson aksione lineare e të arsyeshme. Unë i qasem jetën dhe botës me instinkt” kishte thënë Xhafa në vitin 2009 për punën e tij.
Rezultatet sociale dhe teoritë ekonomike për vite të tëra ishin pjesa qendrore e punës së Xhafës, me ç’rast hulumton edhe statusin legal të vet Kosovës
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?












