Lajme
Sistemi bankar tejet stabil
Gjatë vitit 2014 sektori bankar ka shënuar një përmirësim të theksuar të performancës financiare duke regjistruar profit neto në vlerë 60.1 milionë euro
Sistemi bankar në Republikën e Kosovës vazhdon të jetë shumë stabil, krahasuar me disa vende në rajon. Këtë stabilitet e vërteton edhe përfitimet vjetore që kanë shënuar bankat komerciale kosovare, të cilat në vitin 2014 kanë inkasuar më shuamë se 60 milionë euro përfitime.
Ky profit është bërë në vitin elektoral, ku të gjitha partitë politike ishin pajtuar që normat e larta të interesit për kredi kanë qenë një nga faktorët që e kanë stopuar zhvillimin e sektorit privat, shkruan “Koha Ditore”.
Ky profit i bankave komerciale është bërë në kurriz të kursimtarëve të Kosovës. Personat që kanë depozita në banka viteve të kaluara kanë përfituar një normë të lartë të interesit.
Kjo normë ka rënë dukshëm viteve të fundit.
“Gjatë vitit 2014 sektori bankar ka shënuar një përmirësim të theksuar të performancës financiare duke regjistruar profit neto në vlerë prej 60.1 milionë eurosh, kryesisht si rezultat i reduktimit të shpenzimeve, veçanërisht atyre për provizione dhe shpenzimeve të interesit në depozita”, thuhet në raportin e stabilitetit financiar të BQK-së.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj











